Politike

PD dorëzon 2 padi në Gjykatën Kushtetuese: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe dekreti për Diellën

Mësohet se në padinë e parë, PD-ja kërkon shfuqëzimin e ndryshimeve të njëanshme të Rregullores së Kuvendit.

23 Shtator 2025, 14:27 Nga I.A
PD dorëzon 2 padi në Gjykatën Kushtetuese: Të shfuqizohen
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar 2 padi ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Mësohet se në padinë e parë, PD-ja kërkon shfuqëzimin e ndryshimeve të njëanshme të Rregullores së Kuvendit. Sipas PD-së, këto ndryshime janë të papajtueshme me Kushtetutën.  

Ndërsa në padinë e dytë, grupi i PD-së i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

 

 

pd gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll