Aktualitet

Plagosja e 5 personave në Elbasan/ Policia: Nuk pati të shtëna me armë zjarri, u ndalua 27-vjeçari

4 Shkurt 2020, 09:56 Nga DOSJA
Plagosja e 5 personave në Elbasan/ Policia: Nuk pati të shtëna me

Elbasan- Policia e Shtetit ka dhënë  informacion për  ngjarjen në Krastë të Elbasan, ku u plagosën 5 persona dhe u arrestua Ardilent Shehu. Policia njofton se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri, por nga përplasja e 4 mjeteve është plagosur një efektiv Policie dhe 4 persona të tjerë. Sipas Policisë, Shehu edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 04.02.2020, rreth orës  09:00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan  se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922,  nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë  Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit. Menjëherë  në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit. Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet  policisë në Elbasan.

Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan  në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,. Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas . Drejtuesi i mjetit shtetasi  A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Ky drejtues mjeti edhe  në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonëjsit  të policisë për të ndaluar. Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh. Theksojmë se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ‘far west’ në elbasan ardilent shehu ‘far west’ në elbasan ardilent shehu

Sondazh

Poll