Aktualitet

‘Anti-KCK’ në aksion edhe në Elbasan, i ‘forti’ i fisit Çapja duhet të provojë ligjshmërinë e pasurinë (EMRI)

4 Shkurt 2020, 09:57 Nga DOSJA
‘Anti-KCK’ në aksion edhe në Elbasan, i

TIRANE- Ardian Çapja ka vetëm 48 orë kohë pas marrjes së formularit të deklarimit të burimit të pasurisë për të provuar se pasuria e tij është e ligjshme. OFL njoftoi sot se Çapja është subjekt i listës së anti-kçk. 52-vjeçari akuzohet për një sërë veprash penale, por më e rënda është ajo e organizimit bashkë me familjarë të tij, të një sërë vrasjesh me pagesë në vitet 2009-2016.

“A. Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale ”Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.”-thuhet në deklaratën e OFL. 

 

Paketa ‘Anti-KÇK’ hyri dje në fuqi dhe nisi punë me Altin Hajrin në Shijak dhe pasuritë e tij, ndërkohë që lista vijon me 200 subjekte të tjera për të cilët ka dyshime të forta se pasuria e tyre është ndërtuar me burim aktivitetin kriminal, brenda dhe jashtë vendit. 200 subjekteve do t’ju dorëzohet formulari i deklarimit dhe kanë kohë 48 orë për të provuar se pasuria e tyre është e ligjshme.

Janë 150 efektivë të Operacionit Forca e Ligjit, që janë shpërndarë tashmë në terren, dhe në bashkëpunim me 12 drejtoritë vendore të policisë që kanë hartuar listat dhe me SPAK, janë angazhuar për të siguruar zbatimin e paketës ‘Anti-KÇK’.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren ardian capja anti-kçk-ja zbret në terren ardian capja

Sondazh

Poll