Bota

Nuk ka shërim, shkon në 425 numri i viktimave në Kinë, ndërsa mbi 20 mijë të tjerë janë infektuar nga Koronavirusi

4 Shkurt 2020, 07:24 Nga DOSJA
Nuk ka shërim, shkon në 425 numri i viktimave në Kinë,

KINË– Numri i viktimave tashmë në Kinë ka shkuar në  425 ndërsa të prekur  janë mbi 20 mijë raste. Të infektuar nga Koronavirusi ka edhe jashtë kufinjve të Kinës, gjë që ka krijuar panik në mbarë botën.

Në Kinë ditën e djeshme  kanë mbërritur ndihma mjekësore nga SHBA-ja me kërkesën që bëri Pekini pasi gjendja është shumë delikate, për shkak se numri i viktimave dhe të prekurve sa vjen e shtohet nga dita në ditë.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 425 personave dhe ka prekur mbi 20 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës.

 

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 425 viktima nga koronavriusi koronavirusi në kinë virusi ne kine 425 viktima nga koronavriusi koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll