Bota

Të mërkurën votimi në gjyqin ndaj Presidentit Trump në Senat

4 Shkurt 2020, 07:16 Nga DOSJA
Të mërkurën votimi në gjyqin ndaj Presidentit Trump në

SHBA– Në gjyqin që po zhvillohet në senat rezultati përfundimtar duket i sigurt, pasi republikanët kanë aty shumicën me 53 vende kundrejt 47 që kanë demokratët dhe nuk ka shenja që ndonjë senator i shumicës të votojë pro shkarkimit të presidentit Trump.

Demokratët vazhdojnë të argumentojnë se Presidenti Trump shpërdoroi pushtetin duke i kërkuar Ukrainës të niste hetime që do t’i jepnin atij avantazh politik, dhe se ai e pengoi Kongresin duke i udhëzuar anëtarët e administratës së tij që të mos dorëzonin dokumente dhe dëshmi gjatë hetimeve.
Secila palë pati dy orë në dispozicion për paraqitjen e argumenteve të mbylljes.

Avokatët e Presidentit Trump, dhe vetë ai, argumentojnë se ai nuk bëri asgjë të gabuar dhe se veprimet e tij nuk ngrihen në nivelin e një vepre që të justifikojë shkarkimin.

Senatorët kryesorë republikanë thanë se kërkesa e presidentit Trump për Ukrainën ishte e gabuar, por jo e tillë që të justifikonte akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve. Votimi përfundimtar në Senat pritet këtë të mërkurë.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjyqi per fajesimin e trump shba gjyqi per fajesimin e trump shba

Sondazh

Poll