Aktualitet

EMRI/ Shpërndante kokainë dhe mbante pistoletë pa leje në banesë, në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit në banesë, të riu i janë gjetur 135 gramë kokaine si dhe një armë zjarri tip pistoletë.

21 Shtator 2025, 10:19 Nga I.A
EMRI/ Shpërndante kokainë dhe mbante pistoletë pa leje në
Pistoleta

TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në pranga ka rënë i riu me emrin Markeliano Pirtea, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike si dhe armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit në banesë, të riu i janë gjetur 135 gramë kokaine si dhe një armë zjarri tip pistoletë. Po ashtu Pirtea gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me tytën e armës së zjarrit një person tjetër.  


Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”. Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit vunë në pranga shtetasin: -M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj. Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

markeliano pirtea

Sondazh

Poll