Politike

“A iu dha ndihma mjekësore?” Gjonaj flet për vdekjen e Andon Mëhillajt: Situata është e rëndë

3 Shkurt 2020, 20:46 Nga DOSJA
“A iu dha ndihma mjekësore?” Gjonaj flet për vdekjen e

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur sot për vdekjen e Andon Mëhillajt në burgun e Peqinit, i dënuar me burgim të përjetshëm. E ftuar sot në “Mbrëmje në ABC”, Gjonaj u shpreh se situata është e rëndë dhe se do të verifikohet.

Është një situatë që nuk më vjen mirë që ka ndodhur se kemi të bëjmë me humbjen e  një jete të njeriut. Është një rast që po verifikohet dhe presim rezultatet. Përgjigjen finale ta japë Prokuroria”, tha ajo. Më tej ka folur dhe për pretendimet e familjarëve dhe të avokatit se Mëhillajt nuk iu dha ndihma mjekësore, pasi në burg  nuk ishte mjekë për shkak të shkarkimit të pak javëve më parë, ajo tha se në burg kishte mjek që shërbente me kohë të pjesshme.

Në të gjitha rastet kur ka shkarkime, apo dorëheqje ato zëvendësohen nëpëmjet komandimeve të ndryshme. Edhe në rastin e Peqinit është një jek part time. Nuk rezulton të ketë mungesë. Prandaj ky nuk është një argument që mund të qenrdojë. Por unë nuk do doja të flisja përpara”, tha ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andon mëhillaj etilda gjonaj vdes ne burg andon mehillaj andon mëhillaj etilda gjonaj vdes ne burg andon mehillaj

Sondazh

Poll