19 Shtator 2025, 18:50
Nga E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi të premten se Qeveria e tij në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me Shtetet e Bashkuara, por nguli këmbë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur.
Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.
“Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me Qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizoj zhvillimet e fundit. I siguroj qytetarët tanë se Qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës amerikane”, theksoi ai.
Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara morën një goditje javën e kaluar, kur kjo e fundit njoftoi më 12 shtator se e pezulloi Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, duke arsyetuar vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë dhe me rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në vend.
Në një njoftim në Facebook, Ambasada tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.
Në lidhje me këtë vendim të SHBA-së, Kurti tha se dëshiron të sqarojë se “bëhet fjalë për pezullim të dialogut të planifikuar strategjik, dhe jo të dialogut strategjik si proces të nisur”.
Kurti shtoi se “nuk bëhet fjalë as për ndërprerje të komunikimit të rregullt të qe kemi”.
Javën e kaluar, një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha për Radion Evropa e Lirë se Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta avancojë stabilitetin rajonal dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kurti nguli këmbë se, përderisa ka “nganjëherë” papajtueshmëri me Qeverinë amerikane për çështje operacionale dhe taktike, “ne pajtohemi për vlera, interesa dhe qëllime”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha për Radion Evropa e Lirë se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është pasojë e një grumbullimi frustrimesh ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ku veçanërisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Nën Kurtin, autoritetet kosovare nisën vitin e kaluar mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri dhe jug të vendit, përkundër kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-ja.
Ndërsa javët e fundit u pezullua puna e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, në Mitrovicën e Veriut.
Kurti tha se Kosova dhe SHBA-ja vazhdojnë të kenë marrëdhënie të forta në dy shtylla, atë të mbrojtjes dhe të zhvillimit.
“Bashkëpunimi ushtarak po vijon, me ç’rast blerja e pajisjeve ushtarake dhe municioneve me administratën e tanishme po shkon edhe më mirë. Ndërsa në shtyllën e zhvillimit, Qeveria jonë hoqi tarifën 10 për qind ndaj mallrave amerikane, administrata atje e vazhdoi programin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), për Republikën e Kosovës”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, Kosova pranoi fluturake pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara./REL
albin kurti
Politike
19 Shtator 2025, 11:50
Mirela Bogdani
TIRANË- Drejtuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani ka evidentuar disa prej prob...
Politike
19 Shtator 2025, 17:51
E.d
Abdi Baleta
TIRANË- Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe themeluesi i PD-së Abdi Baleta ka ndërruar jetë në...
Politike
19 Shtator 2025, 17:43
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Belinda Balluku pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka...
Politike
19 Shtator 2025, 13:47
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, u ndal edhe tek disa problemat...
Politike
19 Shtator 2025, 17:10
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgënjeshtruar deklaratat e Listë...
Politike
19 Shtator 2025, 16:30
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj reaguar për çështjen “Buka Sh.a”, ku ës...
Politike
19 Shtator 2025, 16:09
E. D
Ilir Meta
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e l&eu...
Politike
19 Shtator 2025, 15:40
E. D
Irena Gjoka
TIRANË- Gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar në seancën e sotme dorëheqjen nga çështja e Ilir Met&e...
Politike
19 Shtator 2025, 15:14
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dalë kundër Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit urdhëroi k&eum...
Politike
19 Shtator 2025, 14:57
I.A
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit me tritol në banesën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu, n&eum...