19 Shtator 2025, 17:43
Nga E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Belinda Balluku pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin që i dha për të vazhduar detyrën si pjesë e ekipit qeverisës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku shprehet se detyrën e sheh si një mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit. Balluku gjithashtu i uroi suksese të gjithë kolegëve të saj të cilët u betuan sot në Presidencë si pjesë e ekipit qeverisës.
"Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur iu bashkova skuadrës së Edi Ramës. Jo rrallë kthehem pas për të kujtuar gjithçka është bërë, jo rrallë mendoj se sa shumë sprova e sfida kemi kaluar në këto dekada, jo rrallë më kujtohen ngjarjet që ndryshuan thelbësisht qasjen e Partisë Socialiste dhe vizionin politik për vendin, por ajo çka ka mbetur e pandryshuar, është forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Edi Ramës, për të ndryshuar këtë vend në çdo nivel, e për të rendur më shpejt drejt Europës dhe së ardhmes.
Jam thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësisë që më dha, për të vazhduar detyrën time si pjesë e ekipit qeverisës. Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve. Uroj suksese të gjithë kolegëve të mi dhe shpresoj fort që secili prej tyre të kontribuojë me më të mirën e tij në këtë rrugëtim sfidues drejt Europës," shkruan Balluku.
belinda balluku
Politike
19 Shtator 2025, 13:47
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, u ndal edhe tek disa problemat...
Politike
19 Shtator 2025, 17:10
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgënjeshtruar deklaratat e Listë...
Politike
19 Shtator 2025, 16:30
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj reaguar për çështjen “Buka Sh.a”, ku ës...
Politike
19 Shtator 2025, 16:09
E. D
Ilir Meta
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e l&eu...
Politike
19 Shtator 2025, 15:40
E. D
Irena Gjoka
TIRANË- Gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar në seancën e sotme dorëheqjen nga çështja e Ilir Met&e...
Politike
19 Shtator 2025, 15:14
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dalë kundër Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit urdhëroi k&eum...
Politike
19 Shtator 2025, 14:57
I.A
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit me tritol në banesën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu, n&eum...
Politike
19 Shtator 2025, 14:24
I.A
Elsa Gjeli
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur hetim disiplinor për prokurorin e Shkodrës Elsa Gjeli, p...
Politike
19 Shtator 2025, 13:51
I.A
Albana Kociu
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka deklaruar se ky institucion duhet të ngrihet në l...
Politike
19 Shtator 2025, 13:48
E.d
Xhelal Mziu
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha gjatë konferencës së PD-së se sulmi ndaj banesës s...