Aktualitet

Nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar automjetin, arrestohen dy persona në Kukës

I arrestuari është 43-vjeçari K.SH banues në fshatin Shtiqen, pasi ka kundërshtuar policinë.

19 Shtator 2025, 15:50 Nga E.d

Nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar automjetin, arrestohen

KUKËS – Dy persona të cilët nuk iu bindën urdhërit të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po lëviznin, u arrestuan sot në Kukës. I arrestuari është 43-vjeçari K.SH banues në fshatin Shtiqen, pasi ka kundërshtuar poilicinë. Ndërsa është shpallur në kërkim 18-vjeçari D.G i cili nuk pranoi të ndalonte automjetin.

 

Njoftimi i Policisë

Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtur me forcë punonjësit e Policisë.

kukës policia dy persona

Sondazh

Poll