19 Shtator 2025, 14:07
Nga DOSJA

Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht si “Rrjeti më i mirë celular në Shqipëri”, pas vlerësimit nga kompania ndërkombëtare e pavarur UMLAUT, lider global në analizat e cilësisë së rrjeteve. Certifikata prestigjioze konfirmon performancën e jashtëzakonshme të Vodafone GigaNet në telefonata, stabilitetin e shërbimeve të internetit dhe thirrjeve, si dhe rezultatet më të larta në matjet e mbledhura përmes të dhënave të popullatës në të gjithë vendin.

Ky sukses është fryt i investimeve të vazhdueshme në teknologji dhe infrastrukturë digjitale. Vodafone ka rritur ndjeshëm kapacitetet e rrjetit 4G dhe ka zgjeruar me ritme të shpejta mbulimin e rrjetit 5G, tashmë i disponueshëm në Tiranë dhe qytetet më të mëdha të vendit.

“VodafoneAlbania u certifikua sërish si Rrjeti më i mirë në Shqipëri nga Umlaut dhe MedUX, për cilësinë më të mirë të përvojës. Titujt dhe çmimet janë padyshim shumë të rëndësishme, por për ne më të rëndësishmit janë njerëzit që qëndrojnë pas rrjetit më cilësor e më të besueshëm, Vodafone Albania. Pas shërbimit që Vodafone ofron, qëndron dedikimi i njerëzve që zgjohen çdo ditë të vendosur të garantojnë cilësinë e kësaj teknologjie të avancuar në Shqipëri. Teksa zgjerojmë Rrjetet 5G dhe fibrën, ne nuk jemi vetëm duke ndërtuar një rrjet më të shpejtë. Vodafone Albania po hedh themelet për shërbime digjitale, qeverisje smart dhe një ekonomi më të zhvilluar. Jam krenar për ekipin tim dhe për atë që ata bëjnë të mundur për Shqipërinë çdo ditë, në Vodafone Albania.”- u shpreh Balazs Revesz, CEO i Vodafone Albania.

Përveç certifikatës së UMLAUT, Vodafone Albania është vlerësuar edhe nga MedUX, kompania prestigjioze ndërkombëtare e specializuar në analizën e përvojës së përdoruesve të rrjeteve celulare. Matjet e kryera gjatë muajve maj-qershor 2025 renditën Vodafone si rrjetin 5G me cilësinë më të mirë të eksperiencës në Shqipëri në kategoritë: shpejtësi, streaming dhe OTT.

Ky vlerësim i dyfishtë nga dy organizata ndërkombëtare të pavarura vjen në një moment kyç për Shqipërinë, e cila po ecën me ritme të përshpejtuara në procesin e digjitalizimit, duke u renditur tashmë ndër vendet me shërbimin celular më cilësor në Ballkanin Perëndimor. Me vizionin për të fuqizuar bizneset, për të lidhur komunitetet dhe për të mundësuar shërbime digjitale të standardeve evropiane, Vodafone Albania rikonfirmon rolin e tij kyç në të ardhmen teknologjike të vendit.
medux umlaut vodafone albania
whatsapp image 2025 09 19 at 15641 pm
whatsapp image 2025 09 19 at 15642 pm
whatsapp image 2025 09 19 at 15642 pm 1
whatsapp image 2025 09 19 at 15642 pm 2
whatsapp image 2025 09 19 at 15642 pm 3
Aktualitet
19 Shtator 2025, 13:17
E.d
Foto ilustruese
ELBASAN - Ngjarja e rëndë e cila ndodhi në Elbasan ka nxjerrë detaje të reja tronditse. Autori 37-vjeçar B....
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:51
E.d
ELBASAN – Një 15-vjeçare është përdhunuar seksualisht nga njerku i saj 37-vjeçar. Pas kësaj Polica ka arrest...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:41
I.A
Pajtime Fetahu dhe Suel Cela
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Në seancën e so...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:10
I.A
Arjan Ndoja dhe Ramazan Rraja
TIRANË- Gjyqi për atenatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka vijuar ditën e sotme me dëshminë e Ha...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:10
E.d
Pushka
KËLCYRË - Policia ka nisur hetimet ndaj një 19-vjeçareje, e cila dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me pushkë sportiv...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 11:32
I.A
SafeJournalists
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe or...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 11:18
I.A
Arjan Ndoj
TIRANË- Vëllai i Bashkim Haxhiajt, ai akuzuar për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, Arben Haxhiaj ka dëshmuar ...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 11:03
E.d
Banesa
TIRANË - Banesa e Xhelal Mziut ish-kryebashkiakut të Kamzës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike është goditur...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 10:24
E.d
TIRANË – Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28- vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasj...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 10:24
I.A
Robert Rado
KORÇË- Shefi i pedriatisë së Spitalit të Korçës Robert Rado ka treguar gjendjen në të...