Aktualitet

Plagosi aksidentalisht me pushkë kushëririn e saj, nis hetimi për 19-vjecaren në Këlcyrë

I plagosuri është 27 vjeçari me iniciale D.S banues në fshatin Mamaj, i cili ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

19 Shtator 2025, 12:10 Nga E.d
Plagosi aksidentalisht me pushkë kushëririn e saj, nis hetimi për
Pushka

KËLCYRË - Policia ka nisur hetimet ndaj një 19-vjeçareje, e cila dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me pushkë sportive kushëririn e saj. I plagosuri është 27 vjeçari me iniciale D.S banues në fshatin Mamaj, i cili ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar menjeherë armën e përdorur, ndërsa po vijon hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

këlcyrë plagosi pushkë sportive

Sondazh

Poll