19 Shtator 2025, 12:41
Nga I.A
Pajtime Fetahu dhe Suel Cela
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Në seancën e sotme GJKKO vendosi që Fetahut t'i ndryshohet masa e sigurisë nga arrest me burg në 'arrest shtëpie'.
Vendimi për ndryshim masë është marrë nga gjyqtari i GJKKO-së Erjon Çela. Ndërkohë që një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.
Operacioni i SPAK
Në fund të vitit 2024 SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, duke lëshuar 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. Prokuroria e Posaçme tha se arriti të zbulonte dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas SPAK me paratë e fituara nga trafiku, banda e Çelës ka financuar ndër vite eliminimin e kundërshtarëve në qytetin e Elbasanit. Për realizimin e qëllimeve të veta kundër kundërshtarëve të tyre, apo edhe për të krijuar mbrojtje për vete, organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të drejtësisë, policisë dhe medias.
Organizata kriminale, nga hetimet e përbashkëta të kryera mes SPAK, Belgjikës, Francës dhe Ekuadorit, tregoi se paratë përdoreshin për financimin e blerjes së kokainës, silleshin kesh në Shqipëri dhe investoheshin në biznese në dukje të rregullta./Dosja.al
pajtime fetahu suel cela
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:10
I.A
Arjan Ndoja dhe Ramazan Rraja
TIRANË- Gjyqi për atenatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka vijuar ditën e sotme me dëshminë e Ha...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:10
E.d
Pushka
KËLCYRË - Policia ka nisur hetimet ndaj një 19-vjeçareje, e cila dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me pushkë sportiv...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 11:32
I.A
SafeJournalists
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe or...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 11:18
I.A
Arjan Ndoj
TIRANË- Vëllai i Bashkim Haxhiajt, ai akuzuar për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, Arben Haxhiaj ka dëshmuar ...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 11:03
E.d
Banesa
TIRANË - Banesa e Xhelal Mziut ish-kryebashkiakut të Kamzës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike është goditur...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 10:24
E.d
TIRANË – Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28- vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasj...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 10:24
I.A
Robert Rado
KORÇË- Shefi i pedriatisë së Spitalit të Korçës Robert Rado ka treguar gjendjen në të...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 09:57
I.A
Foto Ilustruese
La Bontà është një restorant me stil italian, i vendosur buzë bulevardit të palmave në Lushnjë, n...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 09:53
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në dalje të Vorës. Mësohet se dy ma...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 09:32
I.A
Renis Dobra
MAT- Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka janë vënë në pranga ditën e sotme për rrëmbimin dhe ...