Aktualitet

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, kamerat nuk punonin në momentin e shpërthimit

Për ironi gjatë shpërthimit të ndodhur kamerat e sigurisë së shtëpisë së Mziut kanë qenë jashtë funksionit.

19 Shtator 2025, 11:03 Nga E.d
Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, kamerat nuk punonin në
Banesa

TIRANË - Banesa e Xhelal Mziut ish-kryebashkiakut të Kamzës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike është goditur nga një sasi lëndë eksplozive mesnatën e djeshme. Për ironi gjatë shpërthimit të ndodhur kamerat e sigurisë së shtëpisë së Mziut kanë qenë jashtë funksionit.

Si pasojë kjo ka sjellë mos identifikimin e autorëve të dyshuar për krimit, por ka ngritur edhe një pistë të re hetimi. Nga kjo ngjarje nuk pati lëndime në njerëz, por raportohet për dëmë material të konsierueshme.

xhelal mziu tritol deputet

Sondazh

Poll