Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, dëshmon vëllai i Bashkim Haxhiajt: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët

Gjatë dëshmisë së tij, Haxhiaj ka deklaruar se Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si 'Rrymi i Shijakut' në vitin 2020 e ka kërcënuar. 

19 Shtator 2025, 11:18 Nga I.A
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, dëshmon vëllai i Bashkim
Arjan Ndoj

TIRANË- Vëllai i Bashkim Haxhiajt, ai akuzuar për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, Arben Haxhiaj ka dëshmuar ditën e sotme në gjyq. Gjatë dëshmisë së tij, Haxhiaj ka deklaruar se Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si 'Rrymi i Shijakut' në vitin 2020 e ka kërcënuar. 

Haxhiaj deklaroi se pas takimit me Lahon i kishte theksuat se ai nuk ka pasur lidhje me konfliktin dhe i kishte kërkuar që të vazhdonte punën e vetë. Por vetëm disa kohë më vonë kishte marrë një mesazh kërcënues, duke i thënë se do i vrisnin vëllanë dhe do i merrnin fëmijët.

"Në 2020 kam jetuar në Durrës. Kam pasur një bar të vogël në lagjen nr.5. Aleksandër Lahon e njoh më shumë nga TV, por e kam takuar edhe personalisht. Ka ardhur tek lokali vetë i tretë. Mu prezantua vetë. Ishte pak i shëndoshë, i rrumbullakët.

Arsyeja e takimit, ishte të më paralajmëronte që im vëlla, Bashkimi, të largohej nga ky sherr. Këtyre i kanë bërë atentat. Julit ka ndenjur në allçi. Ka ngrënë 4 plumba. Unë i thashë, larg meje. Vazhdova punët e mia.

Vëllai im ishte në burg kur ndodhi kjo. Ndërruam edhe numër telefoni me Lahon (Rrumin e Shijakut). Më ka telefonuar për të njëjtin muhabet. I kam dhënë të njëjtën përgjigje. Pas asaj telefonate nuk kam pasur asnjë kontakt tjetër. Për atentatin ndaj prokurorit nuk kam asnjë dijeni," tha ai.

“Na e përshkruaj si erdhi?”, e pyeti avokati Ilia Ilia.

Erdhi tek lokali vetë i tretë. Unë edhe jam kërcënuar me sms. Më kanë thënë: Hiqni dorë, se do ta vrasim vëllain. Do të marrim edhe fëmijët e tu. Nuk e di kush ishte dërguesi. Ky kërcënim ka ardhur disa kohë pas bisedës me Rrumin. Vëllai im është dënuar me 4 vjet e 8 muaj për atentatin ndaj prokurorit.

Edhe vëllait tim i është bërë atentat. Unë di që kur kam shkuar tek Spitali, vëllanë e kishin marrë në polici. Vëllai im ka qenë në të njëjtën makinë me Plarent Dervishin dhe Jul Meçen kur ju bë atentat.

Në dijeninë time janë dëmtuar të tre. Po të ishte zgjidhur ajo punë, kush e bëri atentatin, nuk do të isha unë këtu sot. Unë vij e dëshmoj këtu, se më thërrasin, por fëmijët e mi janë në rrezik, se jetoj në Durrës”, u shpreh ai.

Si ndodhi atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja?

Më 1 nëntor të vitit 2019, rreth orës 16:30 të pasdites, u raportua për të shtëna me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes, Ndoj ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Makina 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut, një tregtar dhe i afërm i ish-prokurorit) dhe në përdorim nga prokurori Ndoj, u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së plumbave, makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private në spital. Arjan Ndoj ia doli që t'i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa disa ditë më pas, në spital ndërroi jetë shoferi i tij për shkak të plumbave që kishte marrë në kraharor, të cilët i kishin dëmtuar organet vitale. Ndryshe nga dy të tjerët, Aleksandër Laho mori lëndime më të lehta.

Atentatorët kanë qenë dy dhe që kanë qëlluar me dy armë të ndryshme, njëri ishte Redjan Rraja dhe bashkëpunëtori i tij ishte Arjol Halilaj, të cilët pasi qëlluan shkuan në Ishëm, ku edhe dogjën mjetin me të cilin po qarkullonin në momentin e vrasjes. Por brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47./Dosja.al

arjan ndoj aleksandër laho bashkim haxhiaj arben haxhiaj

Sondazh

Poll