Politike

Shpërthimi i tritolit/ Mziu: Nuk kam dyshime te askush, e konsideroj një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën

Mziu përmendi faktin se gjatë gjithë karriererës së tij nuk ka pasur konflikt me askënd, ndaj e konsideron si të tillë.

19 Shtator 2025, 13:48 Nga E.d
Shpërthimi i tritolit/ Mziu: Nuk kam dyshime te askush, e konsideroj
Xhelal Mziu

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha gjatë konferencës së PD-së se sulmi ndaj banesës së tij është një sinjal për mos ta lejuar të flasë. Mziu përmendi faktin se gjatë gjithë karriererës së tij nuk ka pasur konflikt me askënd, ndaj e konsideron si të tillë. Ai tha se nëse policia do të bëjë punën e duhur autorët do të kapen, ndonëse nuk beson tek puna e saj.

"Nëse do të kisha indicie për persona, absolutisht nuk do të hezitoja për të dhënë emrin e tij. Unë dua të ju them që duke u treguar absolutisht i hapur në marrëdhëniet e mia dhe duke qenë kryetar bashkia apo si deputet nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, dhe nuk gjej dot asnjë lidhje që të ketë me mua apo familjen time për tu vendosur tritoli. Unë e konsideroj edhe njëherë një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën, siç ishte mbyllja e gojës dje në seancën plenare, por dhe çdo lloj reagimi që kemi pasur gjatë kësaj periudhe.

Ishte policia aty, përcaktoi që ishte masë tritoli dhe morëm të gjithë ekspertizën e nevojshme. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur për të mbledhur mjaftueshëm informacione dhe duke marrë kamerat e gjithë lagjes dhe përreth saj.
Nëse ekziston vullneti i kësaj policie, absolutisht që do të kapen autorët dhe do të dalë se kush është porositësi. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur, edhe pse nuk jam shumë besimplotë në këtë drejtim, por urojmë që në këtë rast të jetë në lartësinë e duhur," tha Mziu. 

xhelal mziu sulm politik pd

Sondazh

Poll