Sport

Shkurt, pastër pa gabime: Rakitic e thotë hapur dëshirën për largim nga Barcelona

3 Shkurt 2020, 17:30 Nga DOSJA
Shkurt, pastër pa gabime: Rakitic e thotë hapur dëshirën

Ivan Rakitic nuk fshihet kur flet. 31-vjeçari së fundmi e ka thënë hapur se ka menduar largimin nga Barcelona, sepse nuk e duronte dot ish-trajnerin Valverde.

Ky i fundit nuk po e aktivizonte si titullar, por ndryshimi i trajnerit bëri që mesfushori kroat të ndërronte mendje. “E pranoj se nuk kisha një marrëdhënie të mirë me Valverden dhe stafin e tij, kështu që mendova të largohem në janar. Po kaloja ditë të vështira, por kjo kaloi tashmë”, është shprehur ish-lojtari i Schalke 04.

“E them pa probleme se nuk më pëlqenin disa gjëra te kjo skuadër. Tani është koha për të kthyer faqe dhe dua të ndjej besimin që klubi ka tek unë”, ka shtuar Rakitic.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona rakitic valverde barcelona rakitic valverde

Sondazh

Poll