Sport

“Na dënojnë se po i heqim Europën një ekipi tjetër”, te Bylisi plasin akuzat!

3 Shkurt 2020, 17:41 Nga DOSJA

Bylisi duket sikur po trajtohet ndryshe nga gjyqtarët e Superligës shqiptare të futbollit dhe për këtë ka reaguar mbrojtësi i skuadrës ballshiote, Jurgen Goxha. Sipas tij, kjo bëhet me llogari të qarta.

Pas barazimit 2-2 me Vllazninë, ku gjyqtari fillimisht akordoi penallti dhe më pas e anuloi, Goxha ka thumbuar duke u shprehur se vendimi u mor me një video nga telefoni. Ai ka kërkuar shpjegime pse dje ndaj Teutës nuk u anuluan dy golat e Tiranës dhe nuk u akordua penallti kundër skuadrës bregdetare.

Kjo foto Story e tij në Instagram është një apel ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të FSHF-së, që të mos bëhen faktor në rezultatet e kampionatit. Sot ky lojtar hoqi fanelën duke tentuar t’ia dorëzonte gjyqtarit Kuka, si protestë për vendimet e diskutueshme të këtij të fundit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis denimi goxha bylis denimi goxha

Sondazh

Poll