Aktualitet

"Dumani ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme"/ Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori gjerman në Tiranë: Zëvendësimi të realizohet larg ndikimeve të jashtme

Ndër të tjera ai nënvizoi se një proces i lirë për kreun e ri dhe pavarësia e gjyqësorit janë kritere kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

17 Shtator 2025, 17:21 Nga E. D
"Dumani ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme"/
Karl Bergner

TIRANË-  Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka dhënë një mesazh lidhur me fillimin e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bergner thekson se procesi i filluar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të jetë i lirë, i bazuar në meritë dhe pa asnjë ndikim të jashtëm.

Bergner theksoi gjithashtu se SPAK nën udhëheqjen e Altin Dumanit, ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ndër të tjera ai nënvizoi se një proces i lirë për kreun e ri dhe pavarësia e gjyqësorit janë kritere kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mesazhi:

Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi: Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.

Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm. Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE.

karl bergner

Sondazh

Poll