Aktualitet

Tentoi të vriste një person/ Arrestohet 47-vjeçari në Kukës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje

Në pranga ra gjithashtu edhe nipi i tij Sami Jeminaj, pasi dyshohet se ka qenë i panishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar krimin pranë autoriteteve përkatëse. Jeminaj akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

17 Shtator 2025, 15:52 Nga E.d
Tentoi të vriste një person/ Arrestohet 47-vjeçari në
foto ilustruese

KUKËS-  Policia ka lokalizuar dhe arrestuar një 47- vjeçar i cili tentoi të vriste me armë zjarri një person gjatë një konflikti për motive të dobëta në Kukës. I arrestuari është Frank (Urim) Dida, 47 vjeç banues në fshatin Pobreg. Dida rezulton i dënuar më parë edhe për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ra gjithashtu edhe nipi i tij Sami Jeminaj, pasi dyshohet se ka qenë i panishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar krimin pranë autoriteteve përkatëse. Jeminaj akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i Policisë: 

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Episodi”. Mbrëmjen e datës 5 shtator, tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, lokalizohet dhe kapet 47-vjeçari. I ndaluari, i dënuar më parë, për armëmbajtje pa leje. Në pranga dhe nipi i tij, i pranishëm gjatë konfliktit në lagjen nr. 5, pasi nuk kallëzoi krimin.

Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në rastin e datës 05.09.2025, rreth orës 21:00, në lagjen nr. 5, Kukës, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit H. A. (nga të shtënat nuk pati të dëmtuar), specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës finalizuan operacionin “Episodi”.

Gjatë operacionit u ndalua autori i dyshuar, i identifikuar menjëherë pas ngjarjes, shtetasi F.(U.) D., 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gjithashtu, u arrestua djali i motrës së 47-vjeçarit, shtetasi S. J., 23 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar në Polici. Materialet procewdurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

frank (urim) dida

Sondazh

Poll