Tentoi të vriste një person/ Arrestohet 47-vjeçari në Kukës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje
foto ilustruese KUKËS- Policia ka lokalizuar dhe arrestuar një 47- vjeçar i cili tentoi të vriste me armë zjarri një ...
Gjykata tha se e pranoi kërkesën e prokurorëve për të dyshuarin, të cilin e identifikoi vetëm si D.N, duke thënë se ka dyshime të forta se ai mund të arratiset, nëse lihet i lirë, “duke qenë se ai është shtetas i Serbisë, dhe mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale”.
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar të mërkurën një muaj paraburgim për një shtetas serb të arrestuar dy ditë më parë në kufirin juglindor me Serbinë, nën dyshimin se kishte kryer krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.
Gjykata tha se e pranoi kërkesën e prokurorëve për të dyshuarin, të cilin e identifikoi vetëm si D.N, duke thënë se ka dyshime të forta se ai mund të arratiset, nëse lihet i lirë, “duke qenë se ai është shtetas i Serbisë, dhe mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale”.
Ai u arrestua të hënën në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, nën dyshimin se, së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.
Gjykata tha se ka dyshime të bazuara se i dyshuari, si komandant i Nënstacionit Policor në Zhegër të Gjilanit, shkeli rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
Ai akuzohet se “duke vepruar në përgjegjësinë komanduese, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për t’i parandaluar apo ndëshkuar kryerësit e krimeve të kryera ndaj popullsisë civile të atij fshati nga forcat serbe dhe paramilitarët serbë, të kryera më datën 30.04.1999 nga i pandehuri S.A, ku janë vrarë 13 anëtarë të familjeve Hyseni dhe Shabani në shtëpinë e familjes Hyseni”.
“Edhe pse ishte lajmëruar përmes një letre nga të dëmtuarit D.H. dhe I.H., i pandehuri ka qenë i detyruar të ndërmarrë veprime brenda kompetencave të tij, si komandant i atij nënstacioni, i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes pa ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për të parandaluar, ndaluar ose për t’i paraqitur rastet për hetim, apo procedim penal dhe në këtë mënyrë është pajtuar me shkaktimin e pasojës së dëmshme”, theksoi gjykata.
I dyshuari ka të drejtë të ankohet ndaj vendimin për paraburgim në Gjykatën e Apelit. Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-'99.
Në gusht, ajo madje ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës. Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i dorëzoi lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL
foto ilustruese KUKËS- Policia ka lokalizuar dhe arrestuar një 47- vjeçar i cili tentoi të vriste me armë zjarri një ...
foto ilustruese FIER- Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masat e sigurisë për gja...
Foto Ilustruese HIMARË- Një 69-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Himarë. Përparim Po...
Prokuroria e Kukësit KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautaj, i arrestuar më ...
Policia TIRANË- Disa persona janë vënë në pranga ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiran&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Programi qeverisës i Partisë Socialiste është bërë publik ditën e sotme. Programi i s...
Nena FIER- Nëna e Emanuel Taullaut njërit prej gjashtë të arrestuarve në Fier, të cilët kryenin mashtrime nga platformat...
Pamje TIRANË- Policia ka ndërmarrë një kontroll të befasishëm te godina e Arkivit të Shtetit. Burime për&...
RTSH TIRANË- Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ishte gati të shkëpuste lidhjet. Por diçka e tillë nuk do të ndodhë...
Foto Ilustruese TIRANË- Në një nismë të re ligjore, qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodh&eum...