Aktualitet

Skema piramidale online 'XUEX'/ Lihen në burg katër të arrestuarit, dy të tjerë “detyrim paraqitje”

Katër prej të arrestuarve, Arbër Çela, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi janë lënë në burg. Ndërsa Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj u është caktuar masa detyrim paraqitje.

17 Shtator 2025, 15:06 Nga E. D
Skema piramidale online 'XUEX'/ Lihen në burg katër të
foto ilustruese

FIER- Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit për skema piramidale online 'XUEX'. Katër prej të arrestuarve, Arbër Çela, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi janë lënë në burg. Ndërsa Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj u është caktuar masa detyrim paraqitje.

Bëhet me dije se gjashtë të arrestuarit përpara trupës gjykuese kanë deklaruar se janë viktima të kësaj ngjarjeje, ndërsa akuzohen për “Skema piramidale online dhe “Mashtrim kompjuterik”. Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim Erledio dhe Alma Shebeku, burrë e grua që dyshohet se ishin drejtues të kësaj skeme mashtruese, ku rezultojnë të përfshirë jo vetëm qytetarë, por edhe punonjës të administratës publike në Lushnje, Divjakë, Fier e Gramsh.

Shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit 'Ponzi' me platformën e investimeve në bursa XUEX. Qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre./Dosja.al

skema piramidale online \\\\\\\'xuex

Sondazh

Poll