Aktualitet

Paga mesatare 1000 euro, në sektorin publik 1200 euro, çfarë thuhet për rrugët në programin e kabinetit Rama

Në të theksohet se paga minimale do të bëhet 500 euro në vitin 2026.

17 Shtator 2025, 13:57 Nga I.A
Paga mesatare 1000 euro, në sektorin publik 1200 euro, çfarë
Foto Ilustruese

TIRANË- Programi qeverisës i Partisë Socialiste është bërë publik ditën e sotme. Programi i siguruar nga Dosja.al, do të diskutohet ditën e nesërme në Kuvend. 

Në të theksohet se paga minimale do të bëhet 500 euro në vitin 2026. Ndërsa paga mesatare do të bëhet 1000 e përgjithshme dhe në sektorin publik 1200 euro.

Pjesë nga programi:

• Transformojmë shërbimet e punësimit me sistem të zgjuar orientimi karriere dhe platformë të dedikuar për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri.
• Ulim papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.
• Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta.
• Paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; në sektorin publik 1,200 €.
• Garancia Rinore ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.
• Forcojmë barazinë në paga dhe politikat aktive për punësimin e grave. • Zgjerojmë modelin dual të arsimit profesional në partneritet me biznesin dhe certifikim ndërkombëtar të kualifikimeve.
• Deri në 2030, 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional; shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.
• Garantojme kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz, sistem social të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
• Vijojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale të plotë për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
• Ndërtojmë programe të dedikuara për diasporën për rikthim të talenteve, transferim expertise dhe ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë.

programi qeverises i ps

Sondazh

Poll