Aktualitet

I arrestuar në Londër për trafik droge, Prokuroria sekuestron pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Pasuritë e familjarëve u sekuestruan nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

17 Shtator 2025, 14:28 Nga DOSJA
I arrestuar në Londër për trafik droge, Prokuroria sekuestron
Prokuroria e Kukësit

KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautaj, i arrestuar më parë për “Trafik droge” dhe “pastrim Parash” në Londër. Pasuritë e familjarëve u sekuestruan nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Aktualisht Fatjon Dautaj është i arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme: – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2; – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

prokuroria e kukësit fatjon dautaj

Sondazh

Poll