Aktualitet

Skemat piramidale/ Flet nëna e një prej të arrestuarve: Nuk e dinim që ishte e gabuar

Për mediat gruaja ka deklaruar se ia ka dhënë vetë paratë djalit për t'i vendosur në këtë skemë.

17 Shtator 2025, 12:43 Nga E.d
Skemat piramidale/ Flet nëna e një prej të arrestuarve: Nuk e
Nena

FIER- Nëna e Emanuel Taullaut njërit prej gjashtë të arrestuarve në Fier, të cilët kryenin mashtrime nga platformat XUEX ka deklaruar se nuk kishte dijeni që kjo metodë ishte e gabuar. Për mediat gruaja ka deklaruar se ia ka dhënë vetë paratë djalit për t'i vendosur në këtë skemë.

“Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e ëma e Emanuel Taullaut.

Ndërsa tezja e tij u shpreh se Emanueli punonte si kamarier dhe dikush duhet ti kishte treguar se kjo është e paligjshme, pasi sipas saj ai nuk e dinte.

Nuk dinim gjë. Djali punonte, ishte kamerier. Dikush duhet ti kishte lajmëruar që është e paligjshme. Djali punonte kamerier”, tha ajo.

Shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit 'Ponzi' me platformën e investimeve në bursa XUEX. Qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre./Dosja.al

emanuel taullau

Sondazh

Poll