Politike

"E drejta për lirinë e shtypit"/ Ambasada amerikane takim me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

Në takimin e organizuar në ambientet e ambasadës së SHBA-së, Geary, e është dhe fituese e çmimit Emmy, ka diksutuar në lidhje me lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë.

17 Shtator 2025, 11:44 Nga I.A
"E drejta për lirinë e shtypit"/ Ambasada amerikane takim me
Takimi

TIRANË- Ambasada amerikane ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gazetarët shqiptare dhe reporteres politike amerikane Lori Geary. Në takimin e organizuar në ambientet e ambasadës së SHBA-së, Geary, e është dhe fituese e çmimit Emmy, ka diksutuar në lidhje me lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë.

Në takim reporterja amerikane iu drejtua gazetarëve shqiptare duke iu thënë se ata janë sytë dhe veshët e popullit. Në fund, Ambasada shkruan se detyra e medias është që të vendosin qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit. 

Postimi i Plotë:

Është Dita e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara – e themeluar nga Kongresi në vitin 1956 për të nxitur të gjithë amerikanët të mësojnë më shumë rreth Kushtetutës së tyre! Në prag të kësaj dite, Ambasada e SHBA organizoi një diskutim midis gazetarëve shqiptarë dhe reporteres politike amerikane, fituese të çmimit Emmy, Lori Geary, rreth të drejtës së Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë. “Ju jeni sytë dhe veshët e popullit,” u kujtoi Geary gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit.

lori geary çmimi emmy

Sondazh

Poll