Politike

“Kabineti i qokave parlamentare”/ Gazetarja Konomi: Si merren në punë njerëz nga politikanët që nuk kryejnë asnjë funksion

Në postimin e saj Konomi thekson se ajo që mban pozicionin e zëdhënëses, së kabintetit të Spiropalit nuk ka mbajtur kurrë një komunikim me gazetarët, por puna e saj e vetme ka qenë të bëjë reels të bukur për rrjetet sociale të Spiropalit.

16 Shtator 2025, 21:34 Nga E. D
“Kabineti i qokave parlamentare”/ Gazetarja Konomi: Si merren
Elisa Spiropali

TIRANË- Gazetarja Esiona Konomi ka treguar një rast specifik në mënyrën se si merren në punë kabinetet e Ministrave apo Kryeparlamentarit. Me ana të një postimi në Facebook, Konomi tregon se si njerëz që nuk kryenin asnjë funksion nga kabineti i ish-kryeparlamentares Elisa Spiropali, paguheshin nga buxheti i shtetit.

Gazetarja ka përmendur edhe ish-eurodeputetit Knut Frankestein, i cili paguhej 1600 euro në muaj nga taksat e popullit dhe nuk dihet se me çfarë merrej ai. Konomi nënvizon gjithashtu se edhe Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci paguhej 1800 euro në muaj, por nuk dihet se çfarë këshillash i jepte Spiropalit. Gazetarja ka listuar edhe ish-deputetin socialist të Vorës, Sadi Vorpsi i cili është paguar 1800 euro në muaj si ekspert, por nuk dihet se çfarë ekspertize jep.

Postimi i Gazetares: 

Postimi i plotë i gazetares:

Kabineti i qokave…..parlamentare…

Dje një mik, me një lloj alarmimi, më kontaktoi për të më informuar se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi kishte shkarkuar në bllok të gjitha kabinetin e kryetares së shkuar, Elisa Spiropali.

“Është normale,- i thashë. Stafi politik ikën së bashku me titullarin”.

“Po e bën me urgjencë,”-tha.

Nisur nga kjo, është rasti të tregojmë se si kabinetet mbushen në një pjesë të mirë të pozicioneve, me individë për “qokë” që nuk kryejnë funksione reale.

Për një panoramë më të qartë, Kabineti i plotë i Elisa Spiropalit ishte ky:

Po marr me radhë, ata pak për të cilët di diçka:

• Ajo që mban pozicionin e zëdhënëses, nuk ka mbajtur kurrë një komunikim me gazetarët, zero. Puna e saj e vetme ka qenë të bëjë reels të bukur për rrjetet sociale të znj. Spiropali.
• Unë nuk e di se për çfarë i meriton ish-eurodeputeti Knut Frankestein 1600 euro në muaj nga taksat tona.
• Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci na kushton 1800 euro në muaj.
• Nuk kam asnjë shpjegim logjik se çfarë ekspertize të dobishme i ka dhënë znj. Spiropali, ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi. Edhe atë e kemi paguar 1800 euro në muaj.
• Mbase mes emrave është edhe ndonjë parukierje/grimiere.

Evis Fico Shefe Kabineti
Zhaklina Gjolla Zëdhënëse
Boralda Lalollari Këshilltar
Glen Mebelli Këshilltar
Knut Frankestein Këshilltar
Kosta Barjaba Këshilltar
Ejona Isufaj Këshilltar
Edon Beci Këshilltar
Enilda Miftari Këshilltar i jashtëm
Liridona Limani Këshilltar i jashtëm
Erisjan Bregu Sekretar
Danja Peza Sekretar
Miranda Lila Ekspert
Lidiana Dushku Ekspert
Sadi Vorpsi Ekspert
Megi Zonja Ekspert i jashtëm
Lorenc Vangjeli Ekspert i jashtëm
2 pozicione ekspert vakant
“Aktualisht ky Kabinet nuk është më në detyrë dhe pritet të zëvendësohet me Kabinetin e Krytearit të ri të Kuvendit, Z. Niko Peleshi”, – më tha sot Kuvendi i Shqipërisë në përgjigje të një kërkese për informacion.

elisa spiropali

Sondazh

Poll