Politike

Këshilli bashkiak i PS mbledhje për shkarkimin e Veliajt/ Avokatët e Kryebashkiakut: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Pasi nesër është dhënë urdhër që këshilltarët bashkiak socialist të mblidhen në selinë e PS-së, për të diskutuar mbi shkarkimin e Veliajt, i shpejt ka qenë dhe reagimi i këtij te fundit.

16 Shtator 2025, 23:49 Nga I.A
Këshilli bashkiak i PS mbledhje për shkarkimin e Veliajt/
Erion Veliaj

TIRANË- Avokatët ndërkombëtar të Erion Veliajt kanë kundërshtuar ditën e sotme vendimin për shkarkimin e këtij të fundit. Pasi nesër është dhënë urdhër që këshilltarët bashkiak socialist të mblidhen në selinë e PS-së, për të diskutuar mbi shkarkimin e Veliajt, i shpejt ka qenë dhe reagimi i këtij të fundit.

Mediat pranë Veliajt shkruajnë se avokatët ndërkombëtar të kryebashkiakut kanë paralajmëruar se do ta çojë këtë vendim në Strasburg. Sipas studios ndërkombëtare të avokatisë, ky vendim cënon rëndë integritetin e procesit.

Kryeministri Edi Rama shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës, gjatë Asamblesë së PS-së të mbajtur javën e parë. Ndërkohë që nga aty u fokusua te çështja Veliaj, duke kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, për te proceduar me shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfuduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

Sondazh

Poll