Politike

"Nuk mbajnë përgjegjësi për akuzat"/Goxhaj: Thaçi, Krasniqi, Veseli ishin përfaqësues politikë të UÇK-së, nuk kanë përgjegjësi komanduese

Sipas tij ajo që është diskutuar që nga fillimi dhe që është kundërproduktive është çështja e terminologjisë, e cila u paraqit në një propozim para se grupet të shkonin në Rambuje. 

16 Shtator 2025, 21:25 Nga E. D
"Nuk mbajnë përgjegjësi për akuzat"/Goxhaj:
Dritan Goxhaj

TIRANË- Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, ka folur për procesin gjyqësor në Hagë. I ftuar në emisionin "Tani" me Erla Mëhillin, Goxhaj theksoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, nuk ishin udhëheqës të UÇK-së, por përfaqësues politikë. Më tej ai theksoi se detyra e tyre ishte përfaqësimi politik i UÇK-së dhe nuk kishin përgjegjësi komanduese. Sipas tij ajo që është diskutuar që nga fillimi dhe që është kundërproduktive është çështja e terminologjisë, e cila u paraqit në një propozim para se grupet të shkonin në Rambuje. 

"Ajo që është diskutuar që nga fillimi dhe që është kundërproduktive është çështja e terminologjisë, e cila u paraqit në një propozim para se grupet të shkonin në Rambuje. U kërkua të hiqej pika: Sovraniteti i Jugosllavisë dhe ajo që mbeti nga Jugosllavia. Deklarata e Kurtit ishte e drejtë, në marrëveshjen e Rambujesë thuhet se Kosova mbetet pjesë integrale e Jugosllavisë dhe ajo që mbeti nga Jugosllavia. SHBA-të i kërkuan UÇK-së ta nënshkruante verbërisht marrëveshjen e Rambujesë. Ne e nënshkruam, Serbia jo. Thaçi, Krasniqi, Veseli ishin përfaqësues politikë të UÇK-së. Ata kishin detyra përfaqësimi politik. Akuzat e bëra kundër tyre për krime, këta njerëz nuk mbajnë përgjegjësi, nuk kanë përgjegjësi komanduese ”, tha Goxhaj.

 

dritan goxhaj

Sondazh

Poll