Politike

Mandati i Dumanit drejt përfundimit, hapet gara sot për kreun e ri të SPAK

Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 10:00. 

17 Shtator 2025, 08:44 Nga I.A
Mandati i Dumanit drejt përfundimit, hapet gara sot për kreun e ri
SPAK

TIRANË- Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme pritet që të hapet ditën e sotme. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 10:00. Pika e parë e rendit të ditës pas miratimir të procesverbalit të mbledhjes është pikërisht shpallja e vendit vakant për drejtues së SPAK.  

Njoftimi i KLP-së:

Informacion mbi mbledhjen:


Dita/Data:                                          E Mërkurë, 17.09.2025

Ora:                                                    10.00

Kohëzgjatja:                                      ⸟ 90 minuta

Thirrur nga:                                     Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit:                                    Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm:                      7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

1.      Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;

2.      Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;

3.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;

4.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;

5.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.

 

Mandati i Dumanit drejt përfundimit, hapet gara sot për kreun e ri
Rendi i dites

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Ai do të vijojë të jetë prokuror pranë kësaj strukture edhe pas përfundimit të mandatit të tij si drejtues. Mandati i prokurorëve të SPAK-ut është 9-vjeçar./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll