Politike

KLP hap zyrtarisht garën për kreun e ri të SPAK: Tre javë kohë për kandidatët që të paraqesin platformat (Të pranishëm dhe zyrtarë të huaj)

Në mbledhjen e sotme anëtarët e KLP-së kanë vendosur një afat 2-javor për kandidatët që të paraqesin platformat e tyre. 

17 Shtator 2025, 10:12 Nga I.A
KLP hap zyrtarisht garën për kreun e ri të SPAK: Tre javë
KLP

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur sot zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Në mbledhjen e sotme anëtarët e KLP-së kanë vendosur një afat 3-javor për kandidatët që të paraqesin platformat e tyre. 

Gjatë mbledhjes kryetari i Komisionit të Karrierës Sokol Stojani propozoi që prokurorëve tu lihet një afat prej 2 javësh për të aplikuar. Por kjo u kundërshtua nga anëtari Vate Staka, i cili kërkoi që afati të ishte 3 javë.

Në përfundim, anëtarët e KLP-së vendosën që tu linin 3 javë kohë kandidatëve që kanë shprehur interesin e tyre për kryetar të SPAK. Kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani në fjalën e saj ka deklaruar se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 8 tetori. 

“Vijojmë me shpalljen e projektvendimin për shpalljen e vendit vakant për drejtues të SPAK. KLP vendosi të shpallë fillimin e procedurave të ngritjes në detyre për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK. Njoftimi i pozicionit vakant të drejtuesit të SPAK si edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët do të publikohen menjëherë në faqen WEB të Këshillit. Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më datën 8 tetor 2025, si u procedua nga këshilli”, tha Bogdani.

Seanca në KLP u ndoq edhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë. 

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Ai do të vijojë të jetë prokuror pranë kësaj strukture edhe pas përfundimit të mandatit të tij si drejtues. Mandati i prokurorëve të SPAK-ut është 9-vjeçar./Dosja.al

spak altin dumani klp

Sondazh

Poll