Politike

Balla: Nuk po e shkrijmë komisionin e Integrimit!

Duke shtuar se këtij Komisioni po i japin peshën më të madhe që ka pasur ndonjëherë që prej krijimit të tij.

16 Shtator 2025, 13:41 Nga I.A
Balla: Nuk po e shkrijmë komisionin e Integrimit!
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Opozitës në lidhje me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Balla theksoi në fjalën e tij se ata nuk po e shkrijnë komisionin e Integrimit. Duke shtuar se këtij Komisioni po i japin peshën më të madhe që ka pasur ndonjëherë që prej krijimit të tij.

“Nuk e kemi shkrirë komisionin e integrimit. Sot e 20 vite më parë në këtë sallë kemi pasur një nen që e konsideronte si komision të dorës së dytë, ne do ta shkrijmë atë nen. Ne po e ngremë në nivelin më të lartë që ky komision ka që nga 2005 kur u ngrit për herë të parë. PS, Europën dhe punët e jashtme i sheh bashkë, ju veç e veç. Edhe fushat tregoi se në e kishim Europën në qendër të vëmendjes, ju Europën nuk e përmendet. Ne kemi pritshmëri ti mbyllim negociatat brenda 2029m, edhe Kos, edhe Kosta, edhe Von der Leyen mendon si ne, ju mendoni ndryshe. Në mars të 2025, në  thamë çdo thoni ju, ju kështu do thoni edhe në shtator të 2029-ës”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll