Politike

Mediu: Po shkelni Kushtetutën me ndryshimet në Kuvend

Gjatë fjalës së tij, Mediu ka theksuar se janë duke u kthyer në një republikë kryeministrore dhe autokraci të dukshme. 

16 Shtator 2025, 13:02 Nga I.A
Mediu: Po shkelni Kushtetutën me ndryshimet në Kuvend
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar maxhoranca është duke shkelur Kushtetutën me mënyrën e ndryshimeve në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Mediu ka theksuar se janë duke u kthyer në një republikë kryeministrore dhe autokraci të dukshme. 

"Ky Kuvend duhet ta nisë punën duke menduar për autoritetin që duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë. Jemi kthyer në një republikë kryeministrore, autokraci e dukshme Pushteti absolut, pjell korrupsion absolut. Historia e rregullores së Kuvendit, ka qenë histori mirëkuptimi politik. Dua të kujtoj që kjo nuk është salla e vetme e këtij Kuvendi. Kur është bërë rregullorja, kanë qenë bashkëkryetarë Ylli Bufi dhe Fatmir beja me përfshirjen e partnerëve dhe gjithë deputetëve. Ndryshimi njëanshëm krijon precedent negativ. Mendoj që kjo shkelje e kushtetutës për ta futur me procedurë të përshpejtuar dhe kërkoni të ndryshoni në mënyrë të njëanshme është e gabuar dhe duhet të kthehemi tek diskutimi i përbashkët”, tha Mediu.

fatmir mediu

Sondazh

Poll