Politike

"Ky është provokacion i ulët"/ Berisha në parlament: Po shkelmoni Kushtetutën dhe vullnetin e shqiptarëve

Berisha gjatë seancës parlamentare ka theksuar se përjashtimi i hapësirave të vendosura prej Kushtetutën është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

16 Shtator 2025, 12:52 Nga I.A
"Ky është provokacion i ulët"/ Berisha në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën socialiste se po shkelmon Kushtetutën, me anë të një provokacioni të ulët. Berisha gjatë seancës parlamentare ka theksuar se përjashtimi i hapësirave të vendosura prej Kushtetutën është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

"Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër, vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama. Shkelmimi i Kushtetutës, është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë të të gjithë spektrit, shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit, vetëm e vetëm se ju doni me shpejtësi të lani duart si Ponç Pilati pas krimit që kryeni.

Si ka mundësi, a keni ju, çfarë të thuash, njerëz që lexojnë Kushtetutën? A ke ti këshilltarë që paguan që të të lexojnë ty Kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit, e cila për parlamentin është Kushtetuta e parlamentit, është ligji më i rëndësishëm i vendit, pas Kushtetutës. Pra, aq peshë sa ka parlamenti në jetën e një shteti dhe të vendit. Ky është një provokacion i ulët që ju i bëni rendit kushtetues të vendit. Ky është një provokacion i ulët, që ju i bëni qytetarëve të këtij, që i bëni opozitës së këtij vendi. Akt i turpshëm! Çfarë do të thotë kjo? Çfarë e keni ju Kushtetutën, statutin e partisë suaj të krimit e keni atë, që silleni në këtë mënyrë? Prandaj, dhe mer vendimin, mblidhi këshillat dhe të zbatohet Kushtetuta," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll