Politike

"O respektoni Kushtetutën ose Klodian Zoton?" Balliu: Si prisni të integrohemi kur ‘pushoni nga puna’ komisionin për këtë çështje?

Balliu u shpreh se nuk ka justifikim heqja e komisionit parlamentar të Integrimit, duke u shprehur se është krijuar pikërisht për të mbështetur procesin integrues.

16 Shtator 2025, 13:37 Nga I.A
"O respektoni Kushtetutën ose Klodian Zoton?" Balliu: Si prisni
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i PD, Klevis Balliu ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe mazhorancën se po shkelin Kushtetutën. Balliu u shpreh se nuk ka justifikim heqja e komisionit parlamentar të Integrimit, duke u shprehur se është krijuar pikërisht për të mbështetur procesin integrues.

"Nuk e kuptoj arsyen pse duhet të shkelet Kushtetuta në interes të një presupozohet integrimi, duke hequr integrimi. Nuk e kuptoj si integrohemi kur heqim nga puna komisionin e integrimit. Komision të jashtëm ka pasur gjithmonë, i integrimit u krijua pikërisht për këtë proces.

Shkelni Kushtetutën, e bëtë disa ditë më parë. Kur vjen rasti për të zbatuar Kushtetutën kemi hall çfarë na thotë Suel Çela dhe Bajrat. O respektoni Kushtetutën o Klodian Zoton! Ndajeni mendjen. E keni nisur me turp duke mohuar të drejtën për të mbajtur 1 minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe Charlie Kirk," tha Balliu.

klevis balliu

Sondazh

Poll