Politike

"Vendime në kundërshtim me Kushtetutën"/ Erisa Xhixho: Ndryshimi i rregullave të Kuvendit nuk miratohen pa debat

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhixho thekson se ndryshimi i rregullave të Kuvendit, nuk miratohen asnjëherë pa debat. 

16 Shtator 2025, 13:00 Nga I.A
"Vendime në kundërshtim me Kushtetutën"/ Erisa Xhixho:
Erisa Xhixho

TIRANË-  Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka deklaruar se vendimet e marra nga PS-ja janë në kundërshtim me Kushtetutën. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhixho thekson se ndryshimi i rregullave të Kuvendit, nuk miratohen asnjëherë pa debat. 

"Vendimet e juaja janë në kundërshtim me Kushtetuën. Të vijmë në këtë seancë për duke shkelur Kushtetutën, është pak të thuash sesa fallco ka qenë ai betim i deputetëve. Çfarë kuptimi ka të diskutohet rregullorja e Parlamentit në një ndryshim strukture që synon shkrirjen e komisionit të Integrimit, dhe më jepni një rast që opozita ka penguar procesin e integrimit. Mesazhi i këtij parlamenti duhet të ishte gjithëpërfshirja, shoqërisë civile e mediave. Gjithë ky diskutim për strukturën më të rëdnësishme të Kuvendit të kalojë në mënyrë të përshpejtuar dhe pa asnjë debat në parlament. Na thuaj një vend në BE që në synojnë të anëtarësohemi që nuk ka debat për rregullat e një parlamenti. Kryetar zbatoni Kushtetuën zbatoni rregulloren dhe tërhiquni nga ky vendim i padrejtë”, tha Xhixho.

erisa xhixho seance plenare 16 shtator 2025

Sondazh

Poll