Politike

Ndryshimet në Kuvend pa debat/ Zhupa: Janë 9 nene të rregullores që po shkelni

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa ka theksuar se ata nuk e kanë marrë me seriozitet as procesin e integrimit se A-ja e integrimit është zbatimi i Kushtetutës. 

16 Shtator 2025, 13:28 Nga I.A
Ndryshimet në Kuvend pa debat/ Zhupa: Janë 9 nene
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar ditën e sotme se PS-ja po shkel 9 nene me veprimet që duan të bëjnë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa ka theksuar se ata nuk e kanë marrë me seriozitet as procesin e integrimit se A-ja e integrimit është zbatimi i Kushtetutës. 

“Ato 10 ditë janë pjesë e rregullores së Kuvendit. Është për t’u bërë procedura. Nëse keni ardhur me bindjen që 83 kartona i keni dhe mund t’i shfrytëzoni të bëni çfarë të doni, atëherë siç i prezantuat në Asamblenë e PS, mund edhe t’i kishit votuar në Asamblenë e PS meqënëse 83 kartona i kishit atje. Kur vini në kuvend kemi disa rregulla të përbashkëta. Ju i pari si kryetar dhe ne duhet të zbatojmë atë që u betua vetëm 48 orë përpara. Janë 9 nene të rregullores që shkelen me këtë që ju thoni. Keni ndërmend që Gjykata Kushtetuese t’ju rrëzojë përsëri. Nuk e keni me seriozitet as procesin e integrimit se A-ja e integrimit është zbatimi i Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit”, tha Ina Zhupa.

ina zhupa

Sondazh

Poll