Politike

Rubin tregon përshtypjen e SHBA-së: Fillimisht e përshkruam UÇK-në si terroriste

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin përsëriti përgjigjen e djeshme se ka pasur shumë pretendime e akuza, për krime lufte nga pjesëtarë të UÇK-së, por se SHBA-ja nuk arriti t’i vërtetonte ato.

16 Shtator 2025, 12:11 Nga I.A
Rubin tregon përshtypjen e SHBA-së: Fillimisht e përshkruam
James Rubin

HAGË- Ish-zyrtari i lartë amerikan James Rubin tha se përshtypja fillestare e SHBA-së për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte më ndryshe. Gjatë dëshmisë së tij, Rubin përsëriti përgjigjen e djeshme se ka pasur shumë pretendime e akuza, për krime lufte nga pjesëtarë të UÇK-së, por se SHBA-ja nuk arriti t’i vërtetonte ato.

“Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjujve gjithmonë. Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste. Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-ja u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë", tha Rubin.

james rubin kosova ne hage

Sondazh

Poll