Politike

Sot ditëlindja e Fatos Nanos, urimi i veçantë i Ramës: Ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë

Me anë të një postimi në Facebook, nga Brukseli, Rama thekson se i erdhi natyshëm dëshira për të uruar publikisht Nanon për ditën e lindjes së tij. 

16 Shtator 2025, 11:51 Nga I.A
Sot ditëlindja e Fatos Nanos, urimi i veçantë i Ramës:
Edi Rama dhe Fatos Nano

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim të veçantë ndaj liderit historik të PS-së Fatos Nano. Me anë të një postimi në Facebook, nga Brukseli, Rama thekson se i erdhi natyshëm dëshira për të uruar publikisht Nanon për ditën e lindjes së tij. 

Rama thekson se kur Shqipëria po sheh nga afër Bashkimin Evropian, Nano ka meritën e madhe që e ktheu PS-në, në një forcë me sy e me zemër nga Europa. Në fund, Rama e mbyll urimin me fjalët: Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar.

Postimi i Plotë:

Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij - teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh - më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet

Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar

 

edi rama fatos nano

Sondazh

Poll