Politike

"Kuvendi i diktohet ekzekutivit"/ Gazment Bardhi: Deputetët e PS-së janë kthyer në noterë të qeverisë

Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Bardhi shprehu keqardhje që një nga funksionet më të larta shtetërore në Shqipëri po fillon me mosrespektimin e procedurave ligjore.

16 Shtator 2025, 10:26 Nga I.A
"Kuvendi i diktohet ekzekutivit"/ Gazment Bardhi: Deputetët e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryetarin e Kuvendit për shkelje flagrante të rregullores që në ditën e parë të detyrës. Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Bardhi shprehu keqardhje që një nga funksionet më të larta shtetërore në Shqipëri po fillon me mosrespektimin e procedurave ligjore.

Ndërkohë që më tej, Bardhi i është përgjigjur dhe Taulant Ballës, duke theksuar se deputetët socialistë janë kthyer në noterë të qeverisë. 

"Nuk mund të ecim tha parafolësi me strukturën e vjetër të Komisioneve Parlamentare, a thua se shqetësimi i vetëm që ka ky Kuvend. Ky krah i shumicës parlamentare janë kthyer në noter të qeverisë, në këtë Kuvend me vota të maxhorancës votohen ligje klienteliste, të propozuara nga oligarkët. Ky është shqetësimi që ka Kuvendi. Keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi në organizohet në 8 apo 10 Komisione. Sa i takon ndryshimeve të Rregullores, duhet t’ju turpërojë si Kryetar i Kuvendit. Ndryshimet diktohen nga kreu i ekzekutivit, pasi gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, pasi i dikton vendimet gjyqtarët e prokurorëve, e i sulmon. Kuvendi i diktohet ekzekutivit. Ku ndodh dhe del Kryeministri thotë që Kuvendi organizohet sipas Këshillit të Ministrave. Nuk është një partiak. Doli dhe tha që ju kemi lënë më shumë fusha përgjegjësie," tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 16 shtator 2025

Sondazh

Poll