Politike

"Nuk i kemi marrë asnjë komision Opozitës"/ Balla në Kuvend: Komisioni i Integrimit nuk është shkrirë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla theksoi se Opozitës i janë shtuar fusha jetike dhe me përgjegjshmëri.

16 Shtator 2025, 10:20 Nga I.A
"Nuk i kemi marrë asnjë komision Opozitës"/ Balla
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se Opozitës nuk i është marrë asnjë komision parlamentar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla theksoi se Opozitës i janë shtuar fusha jetike dhe me përgjegjshmëri. Ndërkohë që në fund të fjalës së tij, shtoi se Komisioni i Integrimit nuk është shkrirë, por është bërë bashkë te punët për Evropën. 

"Mazhoranca do të propozojë në Kuvend edhe reformën zgjedhore që duhet ta fillojmë menjëherë. Kemi ardhur me propozim ku puna në Komisione të reflektojë kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Edhe opozita ka rolin e vet të pazëvendësueshëm. Nuk i kemi marrë asnjë komision opozitës por i kemi shtuar më shumë fusha jetike dhe përgjegjësi. Është jetike që opozita të vijë në Kuvend dhe të drejtojë komisionin e arsimit, shëndetësisë, dhe atë të të drejtave të njeriut. Nuk e kemi shkrirë komisionin e Integrimit, por punët e jashtme i kemi bërë bashkë te punët për Europën”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll