Politike

EMRAT/ Kush janë deputetët demokratë dhe socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Legjislacionit

Nga PS në Këshillin e Mandateve do të jenë pjesë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi dhe të tjerë, ndërsa nga PD-ja do të jenë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti

16 Shtator 2025, 10:22 Nga I.A
EMRAT/ Kush janë deputetët demokratë dhe socialistë në
Kuvendi

TIRANË- Emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren janë lexuar ditën e sotme nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi. Nga PS në Këshillin e Mandateve do të jenë pjesë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë ndërsa nga PD-ja Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë.

Në seancën e sotme janë zgjedhur gjithashtu dhe anëtarët në Këshillin për Legjislacionin. Nga Partia Socialiste janë zgjedhur anëtarë Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Olsi Komici, Erion Malaj, Aulona Bylykbashi, Ani Dyrmishi zv/anëtarë dhe Erjona Ismaili zv/anëtarë, nga Partia Demokratike janë Ivi Kaso, Arjan Ndoji, Gjin Gjoni, Greta Bardeli, Bledi Himçi, Oerd Bylykbashi zv/anëtarë dhe Gazment Bardhi zv/anëtarë.

seance plenare 16 shtator 2025

Sondazh

Poll