Politike

Ministrja e Çështjeve Europiane daneze: Duhet të ecim para me zgjerimin

Gjatë fjalës së saj në konferencën me Edi Ramën dhe Marta Kos, Bjerre theksoi se konferenca e sotme dëshmoi se zgjerimi po ecën përpara. 

16 Shtator 2025, 09:37 Nga I.A
Ministrja e Çështjeve Europiane daneze: Duhet të ecim para me
Marie Bjerre

BRUKSEL- Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës Marie Bjerre ka deklaruar ditën e sotme se Bashkimi Evropian duhet që të ec përpara me zgjerimin. Gjatë fjalës së saj në konferencën me Edi Ramën dhe Marta Kos, Bjerre theksoi se konferenca e sotme dëshmoi se zgjerimi po ecën përpara. 

Duhet të ecim para me zgjerimin. Konferenca e sotme, dëshmoi se zgjerimi po ecën përpara dhe tregoi se reformat  vërtetë sjellin rezultate konkrete, Ka bërë reforma në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit dhe harmonizimin me politikat e  BE. Ju po jepni rezultate dhe këtu duhet tu njihen. Danimarka, do ta çojë përpara zgjerimin, vendet kandidate të vijojnë me reformat dhe përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit Shqipëri, ju po bëni këtë, vazhdoni me punën tuaj," tha Bjerre. 

marie bjerre

Sondazh

Poll