Politike

"Jemi martuar me detyrim në të shkuarën"/ Rama në Bruksel: Hera e parë që ne zgjedhim me kë të martohemi

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se në të shkuarën jemi martuar me detyrim me shtete tjera.

16 Shtator 2025, 09:51 Nga I.A
"Jemi martuar me detyrim në të shkuarën"/ Rama në
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta ditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët në Bruksel. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se në të shkuarën jemi martuar me detyrim me shtete tjera. Ndërkohë që shtoi se kjo është hera e parë që ne zgjedhim me kë të martohemi.   

"Sot çelem një tjetër grupkapitull, që në fakt përbëjnë 5 gurpkapitull në 11 muaj dhe me sa di unë ky është një rekord. Presim me padurim të çelim grpkapitullin e  fundit brenda këtij viti, dhe me shpresë do ta bëjmë së bashku.  Kjo nuk ka të bëjë me marrje e një shpërblimi njëherë përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë, e dimë se ka sfida, por ne e dimë se nuk ka asnjë rrugë tjetër, dhe kjo është hera e parë në histori që zgjedhim lirisht me kë duhet të martohemi. Jemi martuar me detyrim në të shkuarën. Kjo është një perandori vlerash dhe të drejtash,  sigurie dhe sigurimi, me të cilën duhet të  martohemi. Qytetarët duhet të sigurohen se liritë dhe të drejtë nuk do tu merren nga askush," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll