Politike

"Në krah kemi vikingët"/ Rama batuta në Bruksel: Nuk guxon njeri të na bllokojë rrugën

Ndërkohë që shtoi në fund se mes shqiptarëve dhe vikingëve ekziston një sipërmarrje e frikshme. 

16 Shtator 2025, 09:49 Nga I.A
"Në krah kemi vikingët"/ Rama batuta në Bruksel: Nuk
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministrit Edi Rama e ka nisur konferencën me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane daneze dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin me batuta. Gjatë fjalës së tij për rrugëtimin e vendit në BE, Rama theksoi se askush nuk guxon në ta bllokojë rrugën, për shkak se kemi vikingët në krah. Ndërkohë që shtoi në fund se mes shqiptarëve dhe vikingëve ekziston një sipërmarrje e frikshme. 

"Qytetarët shqiptarë do ë sigurohen që të drejtat dhe liritë nuk do të merren nga askush më pas. Ministrja këtu ka një ditë të gjatë përpara saj, por dua të them diçka për të cilën na erdhi vërtet shumë mirë, kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kuptuam që populli danez mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë. Dhe na duhet ta përhapim këtë në gjithë botën. Midis nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje e frikshme, por faleminderit shumë. Tashmë kemi një ministri e ministër të dedikuar për Mjedisin dhe ky është rezultat i njëfarë trysnie nga kanalet e BE, për ta bërë më miqësore. E di që do mbështetemi tek e gjithë dija e europës, pra faleminderit," tha Rama.

marie bjerre edi rama marta kos

Sondazh

Poll