Bota

Kosova me qeveri të re, ambasadori i SHBA: Shoh përpara për të punuar me të gjitha institucionet

3 Shkurt 2020, 19:17 Nga DOSJA
Kosova me qeveri të re, ambasadori i SHBA: Shoh përpara për

KOSOVË- Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas votimit të qeverisë në Kosovës. Në një reagim në mediat sociale, ai shprehet se do të punojë pa përjashtim me të gjitha institucionet, partitë dhe shoqërinë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe për të ndërtuar marrëdhënie paqësore shtetet fqinje.

“Urime për formimin e qeverisë së re. Unë shoh përpara për të punuar me të gjitha institucionet, partitë dhe shoqërinë civile të Kosovës për të forcuar drejtësinë, prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të forcojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, shkruan ambasadori.

Albin Kurti ka marrë besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallës pas votimit të kabinetit të ri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova me qeveri te re philip kosnett qeveria e re ne kosove kosova me qeveri te re philip kosnett qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll