Bota

Gjysmë shekulli në skenë/ Hermira Gjoni feston 50 vjetorin e karrierës, kush është pianistja e njohur, mbesa e ministrit t

3 Shkurt 2020, 18:20 Nga DOSJA

SHBA– Ditën e djeshme në Neë York u zhvillua një mbrëmje e veçantë me rastin e 50-vjetorit të karrierës artistike të pianistes Hermira Gjoni. Të pranishëm në festë ishin miq, kolegë dhe artistë të tjerë të ftuar.

Gjatë darkës u shfaq edhe nëj dokumentar rreth jetës dhe aktivitetit të Hermirës për gjysmë shekulli në skenë, të ftuarve ju shpërndanë CD me interpretimet e saj në piano si dhe libri “Jetë në tinguj” që bën fjalë për jetën e pianistes. Me një koncert të shkurtër këngëtarë të ftuar interpretuan muzikë vokale dhe këngë të njohura nën shoqërimin e tingujve të pianistes shqiptare që ka interpretuar në skenat e gjithë botës.

Surpriza e mbrëmjes ishin përshëndetjet e dhjetra kolegëve artiste nga e gjithë bota që u shfaqën në dy ekrane të mëdha në sallën e eventit. 

Po kush ishte Hermira Gjoni?

Hermira Gjoni është pjesë e dinastisë artistike “Gjoni”, bashkëshorte e kompozitorit të mirënjohur Simon Gjoni dhe nëna e artistit Andis Gjoni, i njohur për sukseset në artin vizual dhe skenik me realizime të skenave dhe regjive të mjaft veprave ne Shqipëri dhe SHBA.

Ajo lindi në Tiranë në një familje mirëfilli aristokrate dhe me tradita dhe që në fëmijëri iu dediua studimit të pianos duke marrë mësime nga prof. Tonin Guraziu dhe më pas në Konservatorin e Muzikës në Tiranë nga prof. Cen Bi Gang.

Ajo u diplomua në vitin 1963 dhe pati një karrierë të gjatë koncertale si soliste dhe shoqëruese në piano e këngëtareve më në zë shqiptare. Gjoni është nderuar nga Kuvendi i Shqipërisë me urdhërin “Naim Frashëri” po ashtu nga Fondacioni Campania-USA me medalje nderi, me Proklamate nderi nga Senati i shtetit të NY dhe me certificate nderi nga Kongresi Amerikan për arritjet e saj si artiste dhe për punën e saj në edukimin e brezave të pianistëve, akorduar nëpërmjet senatorit Elliot Engel.

Gjithashtu pianistja është nderuar me çmimin e karrierës nga shoqata “Motrat Qiriaz” dhe çmimin “Zonjë e suksesit shqiptar në botë” nga organizata Albanian Excellence. Por në këtë përvjetor ajo ka edhe një rekord të veçantë, nuk ka marrë asnjë vlerësim nga shteti i saj për afro 50 vjet me gjithë punën e jashtëzakonshme dhe koncertet në të gjithë botën duke nderuar Shqipërinë.

Ka punuar për 30 vjet në Teatrin e  Operas dhe Baletit dyfishin e të tjerëve sepse kishte “biografi të keqe”. Krenaria e diplomacisë shqiptare gjyshi i saj Rauf Fico (një nga themeluesit e shtetit modern) i përmendej vazhdimisht në biografi se kishte qënë minister i Zogut. Pronat ja mori komunizmi. E vunë t’i binte pianos në skenë prapa perdes se kishte biografi të keqe. I bënin mbledhje dhe fletërrufe përditë që ta zhduknin.

Madje e vunë edhe në listën e personave që do të pushkatoheshin në rast pushtimit të Shqipërisë nga ndonjë forcë e huaj si njeri i njohur dhe me influencë.

Në fund të 1990 me pa të drejtë ia morën titullin koncert-maester që e kish mbajtur për 35 vjet për t’ja dhënë dikujt tjetër duke e detyruar që të largohej përfundimisht nga Shqipëria.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora hermira gjoni hermira gjoni

Sondazh

Poll