Bota

U zgjodh ministër i Mbrojtjes, mediat serbe nisin sulmet ndaj Anton Qunit: Është i dënuar për vrasjen e 6 ushtarëve

3 Shkurt 2020, 18:40 Nga DOSJA
U zgjodh ministër i Mbrojtjes, mediat serbe nisin sulmet ndaj Anton Qunit:

KOSOVË– Anton Qunit prej ditës së sotme është ministër i Mbrojtjes në qeverinë e re të Albin Kurti, por për të kanë nisur akuzat. Mediat serbe menjëherë kanë nisur sulmet në drejtim të tij, duke hedhur akuza për kohën e luftës.

Mediat në vend shkruajnë se Kurti ka propozuar për ministër njeriun të cilin Serbia e ka dënuar për vrasjen e 6 ushtarëve të ushtrisë jugosllave. Siç shkruan Novosti, Quni është dënuar nga Gjykata e Lartë në Nish për vrasjen e 6 ushtarëve në vitin 1998.

“Ai dhe shumë ushtarë të tjerë të UÇK-së u dënuan me nga 15 vjet burg në mungesë”, thuhet në raportimet e mediave serbe.

Albin Kurti ka marrë besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallës pas votimit të kabinetit të ri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni anton quni kosova me qeveri te re mediat serbe qeveria e re ne kosove anton quni kosova me qeveri te re mediat serbe qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll