Bota

Kurti si kryeministër, opozita se pranon e largohet nga salla. Pacolli e thotë hapur: Unë do ta votoj, ne si AKR kemi qenë k

3 Shkurt 2020, 17:15 Nga DOSJA
Kurti si kryeministër, opozita se pranon e largohet nga salla. Pacolli e

KOSOVË– Të gjitha partitë opozitare janë larguar nga salla pikërisht në momentin kur do të bëhej edhe votimi për të zgjedhur si kryeministër Albin Kurtin.  Para votimit PDK, AAK e NISMA kanë drejtuar akuza të shumta në drejtim të liderit të LVV-së. Ndryshe nga ta ka vepruar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli,  i cili ka pranuar se partia e tij do të votojë pro qeverisë së Kurtit.

“Sot do të ketë ndarje. Është propozuar oferta për kryeministër. Dua të besoj në këtë ofertë. Dua të besoj në çdo fjalë që e thatë sot. Nëse njeriu angazhohet shpirtërisht, çdo gjë është e arritshme, por ka një parakusht. Atë që do ta bësh duhet ta duash. Unë besoj se ju e doni këtë. Ne si AKR gjithmonë kemi qenë konstruktiv. Ende s’janë mbyllur proceset themelore të shtetit tonë. Kam qenë i kritikuar pse kam votuar çdo qeveri. Nuk mund të bëj ndryshim, s’mund të ndërrohem as sot dhe dua të mbetem ashtu, i natyrshëm, si gjithmonë. Ne si AKR kemi qenë konstruktivë, prapë do të jemi. Duhet pajtim, urti, energji pozitive, jo urrejtje. Ne s’do ta bëjmë atë që keni bërë ju. Unë dhe njerëzit e mi s’do ta lëshojnë asnjëherë sallën. Dua t’u them se do t’u votoj juve. Të shohim nga e ardhmja”, ka thënë ai.

Albin Kurti ka marrë besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallës pas votimit të kabinetit të ri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës opozita ne kosove qeveria e re ne kosove arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës opozita ne kosove qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll