Bota

Fjala e parë si kryeministër, Albin Kurti: Do të dëgjoj zërin tuaj, do kemi pak fjalë e shumë punë

3 Shkurt 2020, 17:22 Nga DOSJA
Fjala e parë si kryeministër, Albin Kurti: Do të dëgjoj

KOSOVË–  Albin Kurti është votuar si kryeministri i ri i Kosovës. Pas votimit të qeverisë së re në Kuvend, Kurti është betuar dhe ka mbajtur një fjalë të shkurtër për qeverisjen e tij.

Në fjalën e tij, Kurti është shprehur se tanimë ishte kohë që politika të punonte për popullin, për ta pasuruar atë, dhe jo e anasjellta që sipas tij ka ndodhur gjithë këto vite. Nga foltorja, Kurti i ka bërë thirrje gjithë nëpunësve të administratës që të jenë sa më pranë shtetit të së drejtës.

PJESË NGA FJALA

Sot kanë fituar qytetarët. Sot pushtetin e shtetin e ka fituar populli. Ne jemi kalimtar e shërbëtor që punojmë në emër të popullit e për popullin. Populli mbetet i përhershëm e ne jemi të zëvendësueshëm. Unë zotohem këtu para jush që do të jap maksimumin për të mirën e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Pavarësisht kënd e keni votuar unë do të dëgjoj zërin tuaj, sidomos kur nuk pajtohemi. Sot fillon rruga jonë e punës së palodhshme për të sjellë ndryshimin.

Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë dhe fillon një etapë e re e të bërit qeveri. Nga sot ka një lidership të ri, që i konsideron aleatë ata që tregojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit. Le t’i mbajmë pushtetet e ndara në një shtet të përbashkët. Populli na ka zgjedhur të punojmë për interesat e tyre dhe jo për interesa personale a grupore. Ata që na njohin, u themi që do të fuqizojmë partneritetin. Ata që hezitojnë të na njohin u themi që do të punojmë ta marrim njohjen tuaj.

Ata që synojnë ta na ndajnë e mohojnë, u them që Kosova ka një kryeministër të ri dhe që ajo kohë ka mbaruar. Ne synojmë bashkërisht anëtarësimin në BE dhe NATO, e kultivim të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga sot do të flasim më pak e do të punojmë shumë më shumë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës albin kurti arrihet marrëveshja mes kurtit dhe mustafës

Sondazh

Poll